Nga: ZONJA VJOLLCA
200 gr miell misri Teuta
350 ml ujë
4 lgj vaj ulliri Olitalia
Pak sodë buke Teuta
2 kokrra vezë
4 lgj djathë i thërrmuar
400 gr presh
1 tufë majdanoz
4 lgj miell gruri Teuta

Fillimisht lajmë dhe grijmë preshin shumë holle. E vendosim në tigan me pak yndyrë në temperaturë të ulët të mbuluar dhe e lemë preshin të zbutet në avullin e vetë. Më pas e largojmë preshin, e lemë të ftohet pak duke shtuar djathin e thërrmuar, vezët, kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë hollë. Në një tenxhere ngrohim rreth 350 ml ujë, shtojmë pak kripë, vaj ulliri Olitalia dhe miell misri Teuta. E punojmë brumin mirë derisa të shkëputet nga anët e tenxheres. E bashkojmë më pas brumin me preshin me djath dhe formojmë qofte sipas formës që dëshirojmë. I pudrosim më pas qoftet me pak miell gruri dhe i vendosim të skuqet. Në fund i shërbejmë shoqëruar me pak kos.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb