Nga Zonja Katerina
Përbërësit

300 gr qiqra, 3-4 qepë të njoma, 1 qepë të thatë, 1 tufë koper, 1 tufë majdanoz, 3 feta bukë të zbutur në ujë, Lëng limoni, Kripë, piper
Miell për të pudrosur qoftet, Vaj për skuqje.

Salcë për shoqërimin e qofteve:
1 filxhan tahini, 4-5 lgj ujë, 2 lgj lëng limoni, 1 lç piper speci djegës, Majdanoz, Kripë, piper.

Përgatitja

I lemë qiqrat në ujë për 12 orë, më pas i kullojmë dhe i kalojmë në makinë grirëse duke i kthyer në miell. Vendosim miellin e qiqrave në një tas ku shtojmë qepët e njoma të grira imët, qepën e thatë gjithashtu të grirë imët, koperën, majdanozin, bukën e zbutur në ujë, pak lëng limoni, kripë dhe piper. E punojmë mirë brumin e qofteve, e lemë të pushojë pak dhe më pas realizojmë qofte rrumbullake të cilat i pudrosim me pak miell dhe i vendosim të skuqen.

Ndërkohë përgatisim salcën me të cilën do të shoqërojme qoftet. Vendosim tahinën në një enë ku shtojmë pak ujë, pak lëng limoni, 1 lugë të vogël spec djegës, kripë, piper dhe majdanoz të freskët të grirë imët. E trazojmë mirë dhe e kemi i gati për ta servirur së bashku me qoftet me qiqra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb