NGA ZONJA VJOLLCA

500 gr qiqra
60 gr bollgur
60 gr miell
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle salcë susami
1 lugë çaji fara kumin
1 lugë çaji kumin pluhur
1 lugë çaji curry
1 lugë çaji estragon
1 lugë çaji koriandër
1 lugë çaji maja
1 tufë majdanoz
Kripë
Piper i zi

Bashkojmë në një tas qiqrat e ziera, qepën dhe hudhrën e grirë imët, bollgurin, farat dhe pluhurin e kuminit, curry-n, koriandrën, majdanozin, majanë, kripën dhe piperin. E trazojmë mirë njësoj si veprojmë me brumin e qofteve dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas brumit të përgatitur i shtojmë miellin dhe gjalpin e susamit dhe i skuqim qoftet e përgatitura në një tigan me vaj të nxehtë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb