Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr mish i grirë
2 feta tul buke të bardhë
250 gr kos, 1 vezë
Kripë, piper i zi, majdanoz

Për skuqje:
3 lgj miell Teuta
2 kokrra vezë
3 lgj peksimadhe
Vaj Gold për skuqje

Salca:
1 lgj gjalpë
1 ½ lgj miell
250-300 ml qumësht
Kripë, piper, arrë moskat
2 thelpinj hudhër
200 gr kos

Në një tas vendosim copat e bukës dhe i zbusim ato në 2 lugë kos, shtojmë me pas vezën, 2 lugë majdanoz të grirë hollë, kripën, piperin e zi dhe mishin e grirë. E punojmë brumin e qofteve mirë dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Më pas formojmë qofte sferike ose të gjata dhe para se t’i skuqim do t’i pudrosim fillimisht me miell, më pas me vezë dhe në fund me peksimadhe. I vendosim qoftet të skuqen mirë me vaj luledielli dhe më pas i vendosim në një pjate me letër kuzhine për të përthithur vajin e tepërt.
Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin për 2-3 minuta. Më pas shtojmë qumështin dhe e trazojmë mirë duke shtuar më pas kripë, piper, arrë moskat dhe 2 thelpinj hudhër të shtypura mirë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe në fund shtojmë kosin dhe pak majdanoz të grirë hollë. Kontrollojmë shijen për kripë dhe piper dhe më pas vendosim qoftet në salcën me kos dhe i lemë të marrin një valë të lehtë. Më pas i shërbejmë qoftet me salcë të bardhë duke i shoqëruar me feta patatesh të zjera.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb