Nga: ZONJA VJOLLCA*
Qofte me susam

100 gr susam
300 gr proshutë e tymosur
200 gr djathë kaçkavall
300 gr gjizë ose krem djathi
2 karrota
1 tufë majdanoz

Fillimisht kaurdisim susamin derisa të zverdhet. Proshutën e presim në kubikë të vegjël gjithashtu dhe djathin kaçkavall e grijmë në rende imët ose në kubikë. I vendosim në një tas dhe më pas shtojmë gjizën ose kremin e djathit. I trazojmë mirë, më pas marrin një lugë e mbushim dhe formojmë toptha me dorë. Vendosim në tre pjata veç e veç susam të pjekur, karrotat të grira në rende dhe majdanoz të grirë. Më pas disa toptha qoftesh i kalojmë në susam, disa të tjera në karrota dhe të tjerat në majdanoz duke realizuar kështu një antipastë me qofte me ngjyra të ndryshme.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: