NGA ZONJA VJOLLCA*

350 gr mish të grirë

1 kokërr qepë

3 thelpinj hudhër

2-3 karota

400 gr domate te grira

Majdanoz

Kripë

Piper i zi

Spec djegës

Kaurdisim qepën me hudhrat, më pas shtojmë domatet e grira dhe karotat të prerë në kubikë të vegjël dhe i lëmë të gatuhen në zjarr të ulët. Ndërkohë në një tas trazojmë mishin e grirë me dy thelpinj hudhër dhe me ¼ e qepës së grirë imët, kripë, piper të zi dhe piper djegës. E punojmë mirë brumin e qofteve duke e ndarë më pas në qofte të vogla sa një arrë. Qoftet i servirim me salcën e përgatitur me domate dhe karota.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: