NGA ZONJA VJOLLCA

 

500 gr fileto pule

1 kokërr vezë

1 lugë gjelle xhinxhër

4 lugë gjelle salcë soje

1 qepë të njomë

3-4 lugë gjelle niseshte

50 ml salcë domate

1 lugë gjelle uthull molle

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë çaji sheqer

Kripë

4 presh

10 rrepa

 

Fillimisht kalojmë në mikser fileton e pulës duke e grirë atë. Bashkojmë në një tas mishin e pulës me një kokërr vezë, një lugë xhinxhër, një qepë të njomë të grirë hollë, një lugë salcë soje, niseshte dhe kripë. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet një brumë për qofte. Formojmë qoftet në madhësi mesatare, i lyejmë me niseshte dhe i skuqim në një tigan me vaj për skuqje. Pasi qoftet të jenë skuqur i largojmë nga tigani në të cilin shtojmë salcën e domates, salcën e mbetur të sojës, uthullën e mollës dhe pak sheqer. I lemë qoftet në lëng të ziejnë për 5-7 minuta, ndërkohë pastrojmë dhe presim preshin në rrathë, gjithashtu dhe rrepat dhe i kalojmë në avull për 4-5 minuta. Më pas i shërbejmë së bashku me qoftet duke i spërkatur me salcën e mbetur në tigan.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: