NGA ZONJA VJOLLCA
700 gr gjoks pule
1 kokërr qepë
1 kokërr vezë
4 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle peksimadhe
2 lugë gjelle bollgur
1 lugë kafeje kerri (curry)
1 lugë kafeje kripë
Piper i zi
Për salcën:
3 kokrra domate
2 lugë gjelle salcë
3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Pak sheqer
Vendosim në mikser mishin e pulës, qepën dhe hudhrat. I miksojmë së bashku dhe pasi të krijohet një brumë homogjen shtojmë bukën dhe vezët. Të gjithë masën e vendosim në një tas duke i shtuar piper, kripë, kerri dhe bollgur dhe më pas realizojmë qofte në masë mesatare. I vendosim qoftet në furrë në tavën e pjekjes ku kemi shtruar më parë një letër kuzhine. Ndërkohë përgatisim salcën duke vendosur në një tigan 3 lugë gjelle vaj ulliri, kavërdisim për pak salcën e domates, më pas shtojmë domatet e grira dhe i lemë deri sa lëngu i domateve të ketë avulluar. Më pas shtojmë pak ujë, pak sheqer dhe kripë dhe e lemë në vlim për disa minuta. Nxjerrim qoftet nga furra dhe i vendosim në tiganin ku kemi përgatitur salcën. I lemë të vlojnë së bashku për 10 minuta dhe më pas i servirim të ngrohta të pudrosura me majdanoz.