TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë i është përgjigjur akuzave të ish-deputetes së PD Oriola Pampuri e cila publikoi disa foto nga një prej godinave të QSUT të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Manastirliu shprehet se fotot janë të pak minutave pas tërmetit të fort të 26 nëntorit dhe se dy ambiente të Kardiologjisë janë mbyllur dhe janë duke u rikonstruktuar, ndërkoë që pacientët marrin shërbimin në ambiente të tjera.

POSTIMI I PAMPURIT
Pamje nga QSUT…
Uroj që restaurimi të përfundojë sa më cilësor dhe sa më shpejt.
Kjo është fatkeqësi natyrore dhe nuk mund të kursejë askënd dhe asgjë.
Mjekët këto ditë kanë qenë si gjithnjë heronj.
Këto pamje janë postuar për arsyen e vetme që të merren masa nëse nuk janë marrë, pasi ajo godinë ka qenë tempulli i shpresës në këto ditë të vështira për të gjithë ne.
(Foto nga celulari i qytetarit pranë këtij shërbimi)

Pampuri Fb
Pampuri Fb

POSTIMI I MANASTIRLIUT
Kjo është një fotografi e statusit të një ish deputeteje të PD. Siç mund të shihet nga koha e stampuar në fotografi, ajo është realizuar në minutat e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Ish-deputetja ka vendosur ta hedhë sot në penxheren e fejsbukut të saj. E ka hedhur sot, 6 ditë më vonë!
Në një kohë kur të gjithë stafet mjekësore, po punojnë me sakrificë dhe vetëmohim, stafet e shërbimeve mbështetëse të spitaleve kanë nisur punën për rehabilitimin dhe rikthimin në normalitet e funksion të plotë të shërbimeve.
E në këto momente të vështira, konstatoj me keqardhje që ka dhe nga ata/ato që, që jo vetëm nuk po japin asnjë kontribut, por e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga cinizmi, duke shkaktuar panik dhe dezinformuar publikun përmes manipulimit me foto të çasteve të para pas lëkundjeve të 26 nëntorit, ora 03:54.
E vërteta sot është krejt tjetër: Asnjë pacient nuk po merr shërbim në dy ambientet e shërbimeve të Kardiologjisë në QSUT, pasi të dy këto ambiente po i nënshtrohen rikonstruksionit dhe puna ka nisur pa humbur as edhe një sekondë.
Pacientët janë duke e marrë shërbimin, me cilësi dhe standarde, në mjedise të tjera të posaçme brenda QSUT.
Qytetarët janë vetë dëshmitarë të heroizmit të mjekëve dhe infermierëve në këto kohë të vështira, dhe janë padyshim, shumë më të mençur, se ato që nëpërmjet mashtrimit, kërkojnë të përfitojnë edhe nga kjo situatë.

Manastirliu
Manastirliu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb