Kukësin e këtij sezoni quajeni, “Baby Kukës”. Një skuadër e mbushur me djem të rinj, ku mjafton të thuhet se më “të moshuarit” janë vetëm nga 24 vjeç dhe bëhet fjalë për Mario Beshirajn dhe Redon Danajn.

Të gjithë të tjerët janë nën këtë moshë, duke treguar edhe njëherë strategjinë e qartë të drejtuesve të rinj për të paktën këtë sezon, ku edhe koha në dispozicion nuk ishte e madhe. Klubi verilindor është investuar fort mesa duket te kriteri i moshës, duke u besuar më shumë freskisë dhe dëshirës së lojtarëve, në krahasim me eksperiencën.

Një fakt i tillë lidhet edhe me uljen e shpenzimeve, por edhe pamundësinë që në ditët e fundit të merkatos të afronin lojtarët që kërkonin, pasi pjesa më e madhe e tyre ishin të sistemuar nëpër klube të tjera. Tani, me këta djem të rinj mund të thuhet se klubi ka vënë një “bast” për të arritur objektivat, ku kuptohet se primarja është që të sigurohet sa më parë mbijetesa në kategori.

Pas dy ndeshjeve të para blutë kanë tri pikë në klasifikim, në atë fitore në start kundër Erzenit në shifrat 1-0 në “Kukës Arena”. Më pas, erdhi humbja 2-0 kundër një ekipi pretenend si Vora, ndërsa shpresojnë që të rikthehen te fitorja në sfidën e radhës, atë me Apoloninë në shtëpinë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb