Eden Hazard është gjithnjë e më pranë Real Madridit. Anësori belg i Çelsit duket se do të ndërrojë kryeqytet, duke lënë Londrën për Madridin, ndërsa këtë do ta bëjë duke i siguruar vetes një kontratë të jashtëzakonshme.

Sipas “The Sun”, 28-vjeçari do të nënshkruajë për një rrogë prej 24 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa Real Madridi do të derdhë në arkat e Çelsit 116 milionë euro. Hazard do të bëhet më i paguari në ekip, duke lënë pas vetes Bejlin, që ka një pagë prej 15 milionë eursh në sezon, dhe Sergio Ramos me 10.5 milionë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: