Si një sekret i Pulçinelës! Prej muajsh emri i Antonio Kontes lakohet si trajner i Interit, duke zëvendësuar në ditët e ardhshme Luçiano Spaletin, me këtë të fundit që pavarësisht se arriti zonën Champions, do t’i duhet t’i hapë rrugën ish-trajnerit të Juventusit.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, trajneri 49-vjeçar dhe klubi zikaltër kanë arritur “një akord total”, ndërsa zyrtarizimi i tij si timoner i Interit “do të bëhet në gjysmën e dytë të javës”, menjëherë pas largimit të Spaletit. Ndërkohë, “Sky Sport”, raporton se paga e Kontes do të jetë 12 milionë euro neto në vit, ndërsa të shtunën do të jetë bashkë me presidentin Zhang në Madrid për të ndjekur finalen Liverpul-Totenhem.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: