Policia e Krujës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një 50-vjeçari i cili ndodhet momentalisht në komisariatin e këtij qyteti.

Blutë njoftojnë se 50-vjeccari pretendon se quhet Vladimir por se nuk mban mend asnjë të dhënë tjetër për veten apo adresën e banimit.

“Ky shtetas është i moshës rreth 50 vjeç, rreth 1.65 cm dhe mban të veshura xhup blu të errët dhe pantallona të zeza”, thuhen në njoftimin e policisë, ku apelohet edhe për ndihmën e qytetarëve për identifikim.

Njoftim:

Në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, ndodhet një shtetas i cili deklaron se quhet Vladimir por nuk mban mend adresën e banimit apo të dhëna të tjera të tij.

Ky shtetas është i moshës rreth 50 vjeç, rreth 1.65 cm dhe mban të veshura xhup blu të errët dhe pantallona të zeza.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Stacionit Policor Fushë-Krujë. Gjithashtu ftojmë qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb