Nga: ZONJA KATERINA

800 gr miell
150 gr djathë
½ gotë hirrë djathi
3-4 lgj vaj ulliri
1 ½ gotë ujë të vakët
1 lugë sodë buke
Kripë, piper

Sitim miellin duke shtuar dhe sodën e bukës që të përzihet mirë. Shtojmë më pas tek mielli vajin, djathin e thërrmuar, hirrën dhe ujë sa masa të bëhet një brumë pak më i plotë se brumi i petullave. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim brumin e përgatitur të cilin e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb