TIRANË

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari deklaron se për faj të qeverisë së Rilindjes, Shqipëria renditet në vend të fundit në Europë sa i përket luftës ndaj pabarazisë ekonomike dhe sociale.

Braimllari shkruan se indeksi i OXFAM i angazhimit për reduktimin e pabarazisë gjatë vitit 2022 e rendit vendin tonë të 76 në botë nga 161 shtete të globit.

Ai thekson se qytetarë duhet të bëhen të gjithë bashkë kundër Rilindjes e cila po shkatërron të ardhmen e vendit.

POSTIMI I PLOTË
Rilindja shkatërroi të ardhmen
Shqipëria në vend të fundit në Europë për shërbime publike, notë ngelëse në arsim dhe shëndetësi
Për faj të qeverisë së Rilindjes, Shqipëria renditet në vend të fundit në Europë sa i përket luftës ndaj pabarazisë ekonomike dhe sociale.
Indeksi i OXFAM i angazhimit për reduktimin e pabarazisë gjatë vitit 2022 e rendit vendin tonë të 76 në botë nga 161 shtete të globit.
Vendi ynë qëndron në vend të fundit në Europë për orientimin e shërbimeve publike që është edhe një prej indikatorëve kryesorë të këtij indeksi.
Krahasuar kjo me raportin e kaluar Shqipëria ka rënë me 11 pozicione.
Sipas këtij indeksi, vendi ynë renditet në vend të 157 për shpenzimet për arsimi dhe 101 për shpenzimet për shëndetësi.
Gjithashtu indeksi OXFAM konstaton se vendi ynë renditet i fundit në Europë edhe për mbulimin me shërbim arsimor dhe shëndetësor.
Më konkretisht, Shqipëria renditet e 110-ta për mbulimin me shërbim shëndetësor dhe e 64-ta për shërbim arsimor.
Këto të dhëna tregojnë qartë arsyet sepse sot shqiptarët po largohen gjithmonë e më shumë nga vendi për të kërkuar shpresën diku tjetër.
Qytetarë duhet të bëhen të gjithë bashkë kundër Rilindjes e cila po shkatërron të ardhmen e vendit.
Ne do të punojmë çdo ditë për të larguar qeverinë dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë këtu.
Ora e ndëshkimit të qeverisë së rilindjes me votë po afron!
Kliko linkun për të parë të plotë raportin:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb