TROPOJE – Banorë të qytetit të Tropojës kanë protestuar kundër gjendjes së vështirë ekonomike, kundër ndërprerjes së energjisë elektrike, kundër dhunës së policisë, kundër varfërisë dhe vëmendjes nga qeveria.


Protestën e qytetarëve e ka mbështetur Partia Demokratike. Kryetari i për Tropojën, Xhevdet Hoxha tha se shqetësimet e banorëve janë të drejta, dhe kërkoi që zëri i tyre të dëgjohet nga autoritetet.


“Ka 7 muaj që më është bllokuar pensioni që e marr prej 21 vitesh. Kam shkuar dy herë tek Instituti i Sigurimeve në Tiranë. Më thanë po të jesh tropojan më mirë mos më dil para”, – u shpreh një qytetar.


“Kam një dyqan me qera. Më shkëputen dritat dhe më vunë një sahat. E kanë zvarrit 40 ditë pa vënë sahatin dhe kemi qenë pa drita. Kam paguar edhe 400 mijë lekë”, ankohet një qytetar që po vuan mungesën e energjisë elektrike.

“I bëjmë thirrje këtij populli, të madh e të vogël, të çohen në këmbë dhe ta mposhtin këtë klikë të paparë ndonjëherë kundër popullit të vetë”, apelon një banor i Tropojës.

“Edi Rama nuk i ka bërë llogaritë mirë me qytetarët dhe sidomos me qytetarët e Tropojës që po i dhunon duke i larguar nga puna, dhe duke futur edhe persona me presecedent penal. Policia e shtetit dhunon të drejtat dhe liritë themelore të njerëzve duke i mbajtur në dhomat e izolimit vetëm për një arsye sepse këta janë mbështetës së Partisë Demokratike”, – tha Salianji

“Qindra familje janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike me pretekste qesharake se ka një televizor apo një frigorifer në shtëpi. Shumë pensionistë u është bllokuar apo heq pensioni me arsyen se gjoja do t’u verifikohet, kur ka pensionistë që kanë dalë prej 20 vitesh në pension. Asnjë investim nuk ka në Tropojë dhe e gjej momentin ti bëj thirrje Edi Ramës që të heqë zullumin nga Tropoja, të largojnë forcat e policisë. Të merret me nevojat e Tropojës, me hallet e Tropojës sepse Tropoja është në ditët më te zeza që ka kaluar ndonjëherë”, – tha deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Duzha.
(BalkanWeb)

Etiketa: