TIRANE

Pas protestës së opozitës së bashkuar të shtunën, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe demonstruesve, qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre në emisionin e mëngjesit të Bashkim Hoxhës ‘Koha për t’u zgjuar’.

Shumë prej qytetarëve në telefonatë e cilësojnë pozitive protestën e 16 shkurtit, ndërsa nuk kursejnë kritikat edhe për gazin e përdorur ndaj demostruesve. Një nga qytetarët e cilëson krim shtetëror përdorimin  e gazit.

Qytetari1: Ndoqa me vëmendje protestën. Për sa i përket protestuesve i falënderoj shumë për protestën që bënë. Më bëri përshtypje krimi shtetëror që përdori lëndë helmuese ndaj popullit të vet. Populli shqiptar është i vuajtur prej kohësh dhe sot iu vra shpresa dhe barra kryesore në lidhje me mendimin tim bie mbi shpinën e ndërkombëtare. Vetë ata e kanë deklaruar Shqipërinë si Kolumbia e parë në Evropë, e shumë e shumë gjëra të tjera. Më bëri përshtypje një deklaratë e Startak Braho që djali im është afruar me PS. Aq naiv i quan qytetarët e Durrës që të harrojnë  se ai terrorizoi bashkinë. Një veprim kriminal të djalit të Spartak Brahos.

Qytetari2: Jemi nga fshati Panarit nga Korça kemi dy muaj që kemi rrugën të bllokuar. Ju lutem na dërgoni një gazetar nga bora.

Qytetari 3:Zoti Bashkim të marr nga familja Alla. Kam fëmijët në plastmas, po vdesim me ndihmë ekonomike. Më dërgoni një gazetar.

Qytetari 4: Më 16 shkurt 2019 shqiptarët morën një mësim nga demokracia që forcat e ndryshme të politikës shqiptare demostrojnë dhunë. Kjo dëshmon përkushtimin e madh të ministrisë së brendshme. Pavarësisht se forcat politike janë të prirura për dhunë tregojnë se kanë nevojë të rino

Edi Rama është babai i shtetformimit. Ju lutem qytetarëve të protestojnë për të drejtat e tyre pa iu bindur asnjë force politike.

Qytetari 5: Përshëndetje, po unë do të thosha në cilin vend demokratik të botës sulmohet opozita si në Shqipëri. Sulm nga qeveria, komunistët ambasadorët e huaj nuk  e kuptoj se çfarë demokracie po bëhet në Shqipëri. Nuk e di nga këto lloj njerëz, ose janë pjesë e tepsisë, ose janë njerëz të paformuar. Ky ka 6 vjet që nuk ka qeverisur nuk ka ngulur një gozhdë. Në Francë në vendin më demokratik të botës u thyen gjitha ato makina dhe këtu për një derë u sul policia. Shqipëria është në një situatë shumë emergjente.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: