Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy makina. Ai nuk e ka specifikuar saktë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.
Elshani ka thënë se policia është duke u marrë me rastin. Qytetarë të zonës janë parë në javët e fundit duke u freskuar afër liqenit, pas temperaturave të larta, gati 40 gradë Celsius.
Ndërkaq, KlanKosova ka siguruar videon e momentit të shpërthimit derisa qytetarët po laheshin në Ujman.