TIRANË

Qytetarë të shumtë zgjedhin emisioni “Koha për t’u zgjuar” në News 24 për të shprehur hallet dhe shqetësimet e tyre.

Ashtu si çdo ditë tjetër edhe këtë të enjte, qytetarët në bashkëbisedim me drejtuesin e emisionit kanë bërë thirrje të ndryshme, që nga zbatimi i ligjit e deri tek apeli për qeveritarët që të kthejnë sytë nga pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Një nga problemet që trokiti në këtë emision ishte aplikimi për kartat e identitetit, ku qytetarët bëjnë thirrje që qeveria përmes programeve të rimbursimit, të krijojë mundësi falas për pensionistët, pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

Telefonatat e qytetarëve:

“Të gjithë ata që kanë pension të ulët, i bëj thirrje përmes televizionit tuaj, të bëjnë falas kartën e identitetit. Unë jam pensionist zoti Bashkim. Ne nuk kemi bukë të hamë dhe jo të bëjmë kartat e identitetit.”, tha një qytetar.

“Ky popull ka halle dhe probleme boll. Problemi më i madh për ne është e ardhmja e fëmi9jëve tanë. Djali im ka mbaruar shkollën, por ende  nuk ka marrë diplomat. Ai ka mbaruar në Universitetin e Durrësit.”

“Këta që kanë bërë vrasjen  shpirtërore për 30 vite. Si kërkojnë  protesta në prag të përfundimit të reformës në drejtësi nga  ndërkombëtarët. Asaj partie duhet me i thënë kështu: Vetëm  pasurimi i shpirtit është rruga që të çon drejt kompromisit”, shtoi një tjetër.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: