Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është mbyllur edhe pika kufitare në Merdarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sveçla tha se kjo mbyllje erdhi pas veprimeve të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që thotë se po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo po ndodh para syve të autoriteteve të Serbisë.

“Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situates”, shkroi Sveçla.

Sveçla njoftoi më parë se për shkak të sigurisë së qytetarëve është mbyllur kufiri në Bërnjak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb