FIER

 

Tregtarët në Fier detyrohen të dezinfektojne klientët nga frika e koronavirusit. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme sensibilizuese, edhe të specialistëve të shëndetësisë për të kryer blerjet duke ruajtur distancat, sipas një vëzhgimi ne këtë qytet ky udhëzim shpërfillet dhe nuk gjen zbatim.

Tregjet e mëdha në Fier janë shpesh të frekuentuar si në një ditë normale dhe nuk respektohen distancat.

 

Në këto kushte tregtaret kanë nisur të dezinfektojnë vetë klientët për të siguruar higjienën si dhe të reduktuar mundësinë e prekjes nga virusi

 

Megjithëse Fieri është i dyti pas Tiranës për numrin e lartë të të prekurve nga Covid-19 përsëri oraret e lëvizjes për të kryer nevojat  emergjente të qytetarëve  kuptohen si orare të kalimit të kohës në shoqëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb