KURBIN

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 22-vjeçar pasi lëvizte me armë zjarri. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë-Kurbin.

Gjatë kontrollit të tij kur po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç-Mamurras, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale ” Armëmbajtje pa leje”.

Pistolete Kurbin
Pistolete Kurbin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: