Një qytetar nga Korça denoncon se është dhunuar nga policë të rrethit jug-lindor.

I dhunuari është Albert Shkëmbi 61 vjeç. Shkëmbi thotë se ka qenë pasagjer në një makinë të cilën e ndaloi patrulla e policisë. Patrulla ka dashur ta shoqërojë atë, por Shkëmbi nuk ka pranuar, duke thënë se ishte pasagjer e nuk po ngiste makinën.

I dëmtuari thotë se e kanë dhunuar dy policë. Ai tregon se e kanë rrahur me radio dhe grushte. Albert Shkëmbi u shpreh se ia kanë thyer edhe krahun.

61-vjecçari po trajtohet ne repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës. Dëmtimet u shkaktuan nga rrahjet në koke dhe dorë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb