NGA ARTAN FUGA*


Kur ndodhin tragjedira dhe vrasje masive në qytete e dhunë, sikurse ishte rasti i trishtët dje në Kaliforni, shpesh mendoj se qytetari është disi i pambrojtur, dhe se shteti në një farë mase e ka të pamundur krejtësisht ta realizojë kontratën hobsiane me qytetarin : Ti çarmatosu, unë të mbroj.
Pse të mos ketë ndonjë armë të vogël me ligj qytetari për vetëmbrojtje?


Fillimisht persona që dihet se janë aq të përgjegjshëm sa policët, si punonjës policie në pension, prokurorë dhe gjykatës, nëpunës civilë, të zgjedhur në këshilla lokale, drejtues institucionesh, mësues, gazetarë, etj, etj.


Se kështu i bije që grabitësi me dhunë përballë është me armë pa leje, kurse qytetari i ndershëm është i çarmatosur.
Kush të dojë nga këto kategori. Sigurisht duhet ta blejë vetë dhe me leje shumë specifike.
Do bëjnë krime???
Nuk është argument. Nuk ka pse të konsiderohen më pak të përgjegjshëm sesa policët. Nuk dinë t’i përdorin??? Të bëjnë kurse trajnimi. A nuk bëjmë për të drejtuar makinat???

Ai që do ta bëjë krimin, e gjen armën, mos kini merak.
Por, kështu njerëzit do të jenë më të qetë. Do ketë devijime. Patjetër, por statistikisht nuk provohet se armatosja e cilësuar e popullsisë shkakton më shumë krime sesa çarmatosja totale.
Pse gjuetarët nuk bëjnë krime? Ja argumenti.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: