DUBAI- Vitin tjetër në Dubai do të fillojë ndërtimi i projektit të ri futuristk – Qytetit i Aladdinit (Aladdin City), i frymëzuar nga tregimet e Aladdin dhe Sinbad.
“Planifikojmë të fillojmë me ndërtim vitin e ardhshëm. Ne kemi fondet tona për të financuar projektin”, tha drejtori i Përgjithshëm, Hussain Nasser Luta.

Ky projekt është bërë që në prill 2014, kur u tha se ai do të ketë tre kulla, si dhe hapësira komerciale dhe hotele. Kostoja totale e ndërtimit nuk është ende e njohur, transmeton TetovaSot.

“Qëllimi i projektit është që kullat e reja të jenë ikona të së kaluarës me një dozë të bukurisë dhe tërheqje turistike. Do të jetë e vendosur jashtë zonës e cila do jetë e regjistruar si një zonë e mbrojtur”, shpjegon Luta.

Është zbuluar po ashtu se do të ketë urë me ajër të kondicionuar me kate lëvizëse që lidhen me kullat.

Përveç kësaj, forma e urës do të imitoj krijesat ekzotike të jetës detare si gjarpërinjtë dhe dragonjtë.

Kullat do të shtrihen në 110.000 metra katrorë, dhe ndërtesa më e lartë do jetë 24 kate.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb