Këshilli i Bashkisë së Vlorës, nderon me titullin “Qytetare Nderi” e Vlorës ambasadoren e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin. Pak para largimit nga vendi ynë, në përfundim të mandatit të saj, Vlahutin është nderuar me këtë titull nga Këshilli i Bashkisë Vlorë, vendim ky i marrë në datë 24 korrik 2018, pas një propozimi të kryebashkiakut Dritan Leli.

Me motivacionin si një nga personalitetet më të shquara diplomatike për kontributin e saj në projektet e Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nisura dhe mbështetjen e pakursyer të saj, në shndërrimin urban dhe zhvillimin e qytetit të Vlorës. Vlahutin është përshëndetur fillimisht nga kryebashkiaku Leli, ndërsa motiviacioni është lexuar nga kryetarja e këshillit të bashkisë së Vlorës, Vojsava Shkurti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb