TIRANE

Menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës së bashkuar, punonjësit e pastrimit në Bashkinë e Tiranës kanë nisur pa humbur kohë punën. Në një postim në facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj, ndërsa ndan foto nga pastrimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit, shkruan se qyteti do të bëhet xixë sërish.

“Falemnderit kolegëve, qyteti xixë serish ✨ #TiranaBackToNormal “ shkruan Veliaj në facebook.

Për rreth 2 orë e 30 minuta opozita e bashkuar protestoi këtë të shtunë në bulevardin Dëshmorët  Kombit. Ndryshe nga më parë, në këtë protest nuk u shënuan incidente, duke shënuar një protestë tërësisht paqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb