GJERMANI-Banorët e një qyteze të vogël në Gjermani kanë nisur nënshkrimin e një peticioni që kërkon të mos deportohet në Kosovë një i ri kosovar.
Arsim Shabani ka veshur fanellën e klubit lokal DJK Schondra dhe është integruar mirë në shoqërinë gjermane. Megjithatë, atij i ka ardhur urdhri për kthim në Kosovë.

Ai po kalon ditët e tij të fundit në Gjermani. Nuk do të mund ta vazhdojë ëndrrën e të qenit futbollit në një klub gjerman. Shabanit si shumicën dërmuese të kosovarëve i ka ardhur koha e kthimit në Kosovë.

Ai është atje që nga janari dhe tashmë kishte filluar të luajë për klubin lokal DJK Schondra. Në ndërkohë, kishte gjetur punë edhe në një punë tek sigurimet shoqërore.

Po paguante 200 euro në muaj për një dhomë të veçantë me banjë e kuzhinë në një kamp azilantësh, të cilën e ndante me një tjetër imigrant ilegal, transmeton Koha.net.

Horst Conze që merret me ndihmë vullnetare për imigrantët tashmë ka nisur grumbullimin e nënshkrimeve duke kërkuar që Shabani të mos kthehet në Kosovë.

“Nuk e kuptoj nëse dikush është i integruar si Arsimi, pse duhet ta kthejnë”, ka thënë Conze.

Në arsyetimin e refuzimit të azilit, thuhet se Shabani ishte ankuar se disa njerëz me mjekra e kishin kërcënuar në Kosovë dhe se ai nuk mund të kthehej atje.

Pohimi nuk ishte marrë si i besueshëm, përkundër raportimeve për prani të grupeve radikale islamike në Kosovë.

Gjermania e konsideron Kosovën vend të sigurt dhe do të kthejë 99 % të azilkërkuesve kosovarë.

Nëse peticioni nuk kryen punë, në listë të menjëhershme është edhe futbollisti Shabani.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb