Gareth Bale ishte një nga lojtarët që përfundoi nën akuzë për situatën aspak të këndshme ku ndodhej Real Madrid. Rikthimi Zidane trazoi dhe më shumë ujërat ku Bale ishte më një këmbë larg Madrid por dëmtimet e shumta dhe mos efikasiteti i merkatos së verës bëri që Bale të qëndroj me Realin. Ecuria e rekordmenëve spanjoll në këtë fillim sezoni vërtetoi se problemi i Realit nuk ishte Bale, përkundrazi mëngjarashi vijon të mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.

Gareth Bale
Gareth Bale

Gjatë grumbullimit të Kombëtares, Bale thyen heshtjen duke folur për të tashmen dhe të ardhmen: “Nuk mund të them se jam i lumtur por të paktën po luaj. Jam profesionist dhe bëj gjithçka është e mundur. Në fakt jam i befasuar se si ndryshoj e ardhmja ime, thjeshtë u përqendrova të bëj mirë pa e dituar se ku do të përfundoja. Sezoni i fundit? Ishte i vështirë për të gjithë, për ekipin për mua. Më akuzuan më shumë se të gjithë por nuk i kushtova shumë rëndësi, besoj se nuk ishte aspak e drejtë”, theksoi Bale në një intervistë për “Sky Sport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb