Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një motor avioni në aeroportin Schiphol në Amsterdam të Holandës.

“Një incident ndodhi pasditen e së mërkurës në platformën e Schiphol, aeroportit, ku një person ra në një motor avioni të ndezur dhe humbi jetën”, tha policia.

Më tej autoritetet sqarojnë se po hetohen rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet nëse personi ishte pasagjer apo punonjës.

Pasagjerët ishin në bordin e avionit të nisur për në Billund, në Danimarkën qendrore, kur ndodhi incidenti fatal, tha një deklaratë nga transportuesi ajror KLM.

Aeroporti Schiphol, i cili është një nga qendrat më të ngarkuara të aviacionit në Evropë, e përshkroi ngjarjen si një “incident të tmerrshëm”.

Ky nuk është rasti i parë i vdekjes së një personi në këtë mënyrë pasi në dhjetor 2022, një punonjës i aeroportit vdiq në një aksident  në Aeroportin Rajonal Montgomery në Alabama, pasi u ‘gëlltit’ në motorin e një avioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: