Djali 1-vjeçar i yllit të muzikës nigeriane D’Banj është mbytur në pishinën e shtëpisë së tij në Lagos.
D ‘Banj, emri i vërtetë i së cilit është Oladapo Daniel Oyebanjo, nuk e konfirmoi lajmin drejtpërdrejtë por postoi një imazh të zi në Instagram me titullin: “Koha e provës, por Zoti im është gjithmonë dhe përgjithmonë besnik.”
Ai ishte në Los Anxhelos duke ndjekur ceremoninë e Çmimeve BET kur djali i tij vdiq.
Ylli i muzikës fitoi famë botërore me hitin e tij të vitit 2012, Oliver Twist.