TIRANE

Gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Lajmi është bërë i ditur sot nga klubi i Partizanit me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku publikon edhe një foto të portierit nga dhoma e spitalit. Së bashku me Teqjan janë të pranishëm drejtori i përgjithshëm Olsi Rama dhe trajneri Franko Lerda.

“Klubi njofton se gjendja shëndetësore e portierit Aldo Teqja është drejt përmirësimit të plotë. Shumë shpejt pjestari i skuadrës pritet të lërë ambientet e spitalit të Traumës. Klubi dhe tifozët vazhdojnë ti qëndrojnë pranë Aldos përgjatë gjithë periudhës së qëndrimit të tij në ambientet e spitalit.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb