Policia e Vlorës ka arrestuar dy autorët e ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku humbi jetën shtetasi S. M., 56 vjeç. Në pranga kanë rënë shtetasit A. H., 48 vjeç, N. H., 57 vjeç, dhe A. H., 56 vjeç, të cilët sipas bluve të Vlorës, kanë goditur fizikisht deri në vdekje 56-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim të shtetasve: A.H., 48 vjeç, banues në Vlorë, N.H., 57 vjeç, banues në Vlorë, A.H., 56 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në lagjen “1 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur fizikisht shtetasin S.M., 56 vjeç, për pasojë ka gjetur vdekjen.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: