Polica e Lezhës ka njoftuar se një zjarr ka rënë në një stallë bagëtish në Lezhë.

Si pasojë e flakëve janë djegur 2010 krerë bagëti që ndodheshin në stallë.

Blutë bëjnë me dije se dyshohet që shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2025, në fshatin Barbullojë, ka rënë zjarr në stallën e shtetasit Gj. T., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë djegur stalla dhe rreth 210 bagëti (dele dhe qingja) që ndodheshin aty.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb