Sfida Kastrioti-Tirana nuk ka fund, këtë herë është klubi bardheblu që reagon me një deklaratë të fortë, ku në qendër të tyre është gjyqtari i takimit Olsi Sokoli:


REAGIM


Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër gjykimin skandaloz ne ndeshjen Kastrioti – Tirana. Përgjatë 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje ne rezultatin final te ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e me tej ka dëmtuar skuadrën me vendimet arbitrare.


KF Tirana nuk është nxituar te dale ne konkluzione, por ka pritur për te ndjekur reagimet e te gjithë aktoreve dhe faktorëve brenda e jashtë fushave te lojës si dhe analizuar pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetëm, pa dëgjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kërkuar te marre vendime te drejta, tërësisht te ndryshme nga çfarë ai ka vendosur.

Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtaret e Tiranës dhe stafin teknik, janë një tjetër argument qe bëjnë klubin te kërkojë një dënim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.

KF Tirana kërkon përjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli për një gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe përdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranës.

Gjithashtu ftojmë publikisht Shoqatën e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunës qe ne këtë rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu.
(BalkanWeb)