Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 ku u diskutua për manifestimet me tone raciste në Bularat gjatë varrimit të ekstremistit grek Kacifas, tha se përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, nuk e përfaqësojnë si duhet këtë grupim.

Sipas tij,  pakica greke në Shqipëri është një pasuri kombëtare ndërsa shprehet se përfaqësimi politik i tyre është shumë i varfër.

“Vangjel Dulja më mirë ta shpalli që është përfaqësues i Agimit të Artë. Pakica greke, është e moderuar, e kulturuar, krejt e kundërta e përfaqësuesve politikë. Përfaqësimi politik është shumë i varfër, nuk përfaqëson si duhet pakicën greke. Pakica greke nuk ka konflikt me palën shqiptare. Nuk di për shembull, të ketë konflikt mes një dropulliti dhe një tepelenasi. Pakica greke është gjë krejt tjetër, është pasuri për Shqipëri“, u shpreh Baze.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb