TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital për atë që e quan megakorrupsion me çështjen e radarëve. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook’, Berisha shkruar se denoncuesi “zbardh arsyet e vizitës blic të Mimi Kodhelit në Ministrinë e Brendshme tek Saimir Tahiri, diten e shkarkimit të tij nga detyra”.

“Megakorrupsion i Mimi Kodhelit dhe Gjeneral Trafikut me radaret e QNOD!
Qytetari dixhital denoncon:
– Megakorrupsionin e Mimi Kodhelit dhe Gjeneral Trafikut me radaret!
– Ai zbardh arsyet e vizites blic te Mimi Kodhelit ne ministrin e brendshme tek Sajmir Tahiri diten e shkarkimit te tij nga detyra! sb”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, teksa pulbikon denoncimin e qytetarit dixhital.

DENONCIMI I QYTETARIT

“Faktet tronditëse të skandalit “miliarda” lekësh në Ministrinë e Mbrojtjes të Mimi Kodhelit!, që kanë patur si destinacion vetëm “cënimin e elementëve të mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare) pasi Sistemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare është një element shumë i rëndësishëm i “Sigurisë Kombëtare“, dhe “ura“ themelore lidhëse me të gjitha institucionet e tjera kombëtare, si edhe organizmave-institucioneve ndërkombëtare, specifikisht me strukturat e NATO-s për “shkëmbimin e informacioneve” mbi menaxhimin e hapësirës detare shqiptare.

Këshilli i Ministrave me VKM Nr. 133, datë 22.03.2006 për “Lejimin e Ministrisë së Mbrojtjes të përdorë procedurë të veçantë prokurimi me Korporatën Amerikane “Lockheed Martin Global INC (LMGI)”, për ndërtimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapesirës Detare, – pika 1 e cilëson SIVHD-në si një “Vepër e veçantë e Mbrojtjes dhe e Sigurisë Kombëtare”. Ministria e Mbrojtes, vetem per nje vit kalendarik, me tenderi tre vjeçar të “kufizuar” të Mimit – Krajës, i ka “dhuruar firmes private direkt 115.233.655 lekë (pra 1.152 miliard lekë) për të mundësuar mbajtjen e radarëve në gjendje “funksionale” – pra që ata vetëm të “rrotullohen”, pa shfaqur dhe pasqyruar asnjë sinjal “vektorial” në ekranet e Qendrës Nderinstucionale QNOD Durrës!!, pa pasqyruar asnjë kapje të gomoneve me drogë.

POR Mrika dhe Populli i thjesht duhet të kuptojë të vërtetën që: Ministria e Mborjtes dhe firma duhet të sigurojë që Radarët dhe i gjithë Sistemi i Vëzhgimit të Hapësirës Detare Shqiptare duhet të jenë “OPERACIONAL” – pra të pasqyrojë në detaje cdo gjurmë – lëvizje ne det, i cili faktikisht ka funksionuar totalisht, edhe për aq radarë sa kanë qënë në punë, në periudha të veçanta prej 2009 deri në maj 2014. Kjo realizohej sepse sistemi menaxhohej, operonte me softin MTM200, të prodhuar (ashtu sikurse e ka dizenjuar, instaluar dhe vënë në pune) firma – Korporata Amerikane “Lockheed Martin Global Inc (LMGI)”.

MM ka shpenzuar deri në mars 2017 (pra në 18 muaj) totalisht për këtë sistem (dhe dhuruar firmës private) shifren miliardëshe: 201 909 175 lekë (pra 2.020 miliard lekë) pa patur asnjë “rezultat operacional), vetëm për 7 Radarë, dhe një radar ende prej 2013 të pa vendosur në punë në PSV Uji i Ftohtë Vlorë), duke realizuar një rekord “evropian” të sasië të drogës në brigjet e Italisë!!!!!!. Ky ka qënë misioni i Mimit, pas zbulimit dhe demaskimit të “rrugëve ajrore të drogës”!!!!. të zotëronte detin e “drogës”. Populli i ka shumë të thjeshtë të kuptojë të vërtetën e pastër pa asnjë ngjyrë politike: Si ka mundësi që Policia kufitare shqiptare, Guardia di Financa Italiane në Shqipëri si edhe Forca Detare (që kontribon në det edhe për NATO) nuk kanë kapur asnjë gomone në brigjet dhe hapësirën detare shqiptare, por vetëm kur “pulskojnë” në brogjet Italiane.

Thjesht e kuptueshme: radarët janë “funksional” por asnjëherë “OPERACIONAL”, pra nuk pasqyrojnë azgjë, vetëm “miza” në ekrane që ndjekin njera-tjetrën. Kjo është e thjesht fare: “Mafja Kodheli – Tahiri” ka lejuar vetë, nëpërmjet dhënies të sistemeve SIVHD “mafjes” të drogës. Ky eshte skandal shtetëror, që ka cënuar Sigurinë Kombtare!!! (e mbani mend kur Mimi vrapoj direkt tek Saimir në zyrë pas shkarkimit të tij !!!! Pse !!!!! dhe pse iku me gushtin nga qeveria kjo e korruptuar deri në indin e fundit, që i ka mbuluar cdo aferë vetëm me tendera të “kufizuar”).

Vlera “miliardëshe” maramendëse fare fiktive e shpenzuar eshte “tronditëse”, KLSH fle gjumë, shkon në MM dhe ben ndonjë “qokë” me Mimin, për ndonjë “bakshish”, “gradë gjenerali-gjeneraleje”, etj. Krahasimi i vlerës financiare të mirëmbajtjes totale vjetore të sistemit midis firmës amerikane “Lockheed Martin Global INC”- me një kosto vjetore prej saj rreth 250 000 $ – afërsisht 18 000 $ në muaj dhe firmës shqiptare – me vlerën mesatare vjetore të miratuar me këtë “partner strategjik-financiar” shqiptar në nivelin 115.233.655 pra mbi 1.15 miliard lekë (të vjetra) – afërsisht 100 milion lekë në muaj (për 3 vjet 2015 – 2017, në vlerën totale prej 3.46 miliard lekë), është dosje direkt për tek SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Mediat flenë sepse Mimi i “mëkon” me ndonjë “pronë” në bregdet.

Komanda e Forcës Detare duhet të kishte realizuar në periudhën 2014 – 2015 objektivat e paketës së re të Kapaciteteve të Mbrojtjes (CT) pikërisht objektivin M 7204N pra “Maritime Situational Awareness-Collection-njohja e situatës detare-grumbullimi” (pra ndërtimin e rrjetit për “data share – shkëmbim informacioni”, të “paklasifikuar”, në mbështetje të krijimit të tablosë detare në SHPFA-të dhe të Koordinimit me NATO-në – fillimi i vitit 2016 etj). Mos lidhja e kontratës për mirëmbajtjen e softit me Korporatën amerikane (prishja e kontratë dhe e softit MTM200 – me kosto 450 000 $, që Mimi e hodhi në kossh të mbeturinave) e bëri të pamundur realizimin e këtij objektivi të MM përball NATO-s. Firma ka instaluar “softin” e vetë, me rezultain e sigurimit “funksional” të radarëve!!!! por asnjëherë prej 3 vjetësh radarët nuk janë “OPERACIONAL” !!!!, e di Mimi, Këshilltarë, Gjeneral !!!, dhe Rama vetë!!!.

Dhe e dini PSE: Mimi i “trembi”, në emër të fushatës kund abuzimit, duke “Arestuar” atë Gjeneralin, vetëm se ai nuk Ju nënështrua Mimit. Paisja e anijeve me sistemin e kamerave “FLIR” (që ata Gjeneralët e gjorë, justifikohen cfarë u thotë firma sepse kanë “ngjyer” edhe ata pak nga fushata e “drogës”, gjoja për domosdoshmërinë e një lloji tjetër radarësh dhe kamerash) si edhe sigurimi i trasmetimit “Live” të operacioneve të “kërkim-shpëtimit” në det) janë farsa sepse me ato lekë tësjpenzuara “dhuruara” ishin blerë kamerat FLIRT 3-4 herë deri tani. Po ja i blenë me cfarë softi do ti lidhin në sistem, etje tje. Skandali ka qënë prishja e kontratës me firmën amerikane, që solli dhe “shkatërimin operacional” totalisht të sistemit.

Ky është Radari në PSV Uji i Ftohtë, Vlorë (dhuratë e DIA-së, Korrik 2013, pas largimit të DIA Italiane, nga ishulli i Sazanit), i cili për specifikat që zotëron, ka fuqinë e dyfishtë të radarëve që gjenden në sistem, i lënë jashtë sistemit të SIVHD-së, i pa instaluar dhe pa vendosur në punë. Ky radar vazhdonë të shkatërohet, prishet dhe të mos vendoset asnjëherë në punë sepse nevojitet minimalisht – detyrimisht softi MTM200 për konfigurimin dhe integrimin e tij në sistemin e SIVHD-së. Ky radar u dhurua nga DIA për të forcuar dhe rritur kapacitetet tona tekniko-operacionale për monitorimin e plotë të hapësirës detare, edhe në variantin e përdorimit “mobil”, një problem organizativ dhe teknik që vazhdimisht është injoruar nga SHPFA-së dhe MM-ja, me prapavijën e mos futjes të tij në asnjë moment në punë. Vlera e tij kalon 530 000 euro.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb