SARANDE- Në një kohë kur kjo periudhë e gushtit përkon me pikun e fluksit turistik, nuk janë të pakëta problemet që krijohen në pikat kufitare.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se në pikën kufitare të Qafë-Botit është krijuar në radhë e madhe mjetesh, e cila ka shkuar deri në 1 km në territorin grek. Mësohet se pala greke aktualisht po punon me dy sportele, një në hyrje dhe një në dalje.

Ndërsa pala shqiptare po punon me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje. Aktualisht në radhë mendohet se ka shumë turistë të huaj, kryesisht italianë. Qytetarët pohojnë se prej disa orësh presin në radhë, ndërsa sipas tyre i gjithë ky bllokim vjen nga pala greke që punon vetëm me një sportel.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb