FIER – Një situatë e pazakontë është krijuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Fier. Një autokolonë e gjatë rreth 10 km automjetesh që ktheheshin nga jugu ndërsa me gjithë praninë e policisë rrugore, drejtuesve iu janë dashur orë të tëra për të dalë deri në Fier.

Ky aks është aksi më i ngarkuar i nyjës lidhëse me Jugun për shkak edhe të shtimit të vizitorëve dhe pushuesve që zgjedhin bregdetin për të pushuar. Po ndërsa herët e tjera trafiku i rënduar ka ndodhur gjatë ditës, në drejtim Fier-Levan, këtë herë kjo situatë ndodhi gjatë natës.

Nga ana e autoriteteve lokale nuk është bërë e mundur as edhe një zgjidhje provizore që të shfryjë qarkullimin nga ky aks të paktën sezonin veror.

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: