PRISHTINE- Arsyeja e krijimit të radhëve të gjata në vendkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, është faktori njeri, thotë ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati. Për fluksin dhe pritjet e gjata që po ndodhin në vendkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, ministri Murati thotë se e ka njoftuar edhe Brukselin zyrtar.

Murati thotë për Radion Evropa e Lirë, se ministria që drejton ai, po bën përpjekje të mjaftueshme që të lehtësojë qarkullimin e shtetasve të Kosovës, të cilët kthehen në Atdhe për festat e fundvitit.

“Një faktor është përqendrimi shumë i madh i qytetarëve në pikën kufitare në Merdarë. Ne kemi bërë thirrje që të shfrytëzohen pika tjera kufitare për të hyrë në Kosovë. Mirëpo, një problem tjetër ka qenë edhe ai njerëzor. Policia serbe ka punuar me kapacitetetë reduktuara në një kohë emergjence”, thotë Murati.

Krijimi i radhëve në territorin e Serbisë ndodh edhe për shkak të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shton Murati.

“Sidoqoftë ne jemi detyruar, unë së paku si ministër, që t’i shfrytëzoj të gjithë mekanizmat dhe të bëj presion që bashkatdhetarët tanë kur vijnë, mos t’iu ndodhë kjo që po iu ndodh”, thekson ai.

Për fluksin dhe pritjet e gjata që po ndodhin në vendkalimet kufitare mes Serbisë dhe Kosovës, ministri Murati thotë se e ka njoftuar edhe Brukselin zyrtar.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar,pritjet më të gjata, deri në dy orë, ka pasur në vendkalimin te Dheu i Bardhë, kurse në Merdarë deri në një orë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: