Dyqanet e ekipit të Romës, ‘Roma Store’, kanë patur shumë punë sot pasdite. E gjitha ka të bëjë me ndeshjen e “Champions League” që skuadra e tyre do të luajë më 2 mars kundër Liverpool-it.

Pritja e tifozëve më në fund ka mbaruar dhe ata kanë mbajtur radhë të gjata para dyqaneve. Mediat italiane raportojnë se në harkun kohor të 3 orëve 35 mijë biletat në treg kanë ‘avulluar’.

Stadiumi “Olimpico” do të jetë i mbushur me 60 mijë shikues, pasi 5 mijë do të jetë tifozë të Liverpool, ndërsa 20 mijë vendet e mbetura janë zënë nga të abonuarit.

Ndërkohë, “Daily Mail” ka shkruar se tifozët e Liverpool janë të tërbuar nga fakti që një biletë kushtonte 80 euro, megjithatë ato u shitën të gjitha.

Përgjigja e Romës nuk ka munduar në “Twitter”: “Ne do t’i blejmë biletat me të njëjtin çmim në ndeshjen e kthimit, sepse në “Camp Nou”, kundër Barcelona, një biletë e jona kushtonte 90 euro.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb