E ardhmja e Elseid Hysajt është një rebus. E vetmja gjë që dihet me saktësi, është se mbrojtësi i djathtë i Kombëtares kuqezi nuk do të qëndrojë më në Napoli, por do të ndërrojë ambiet në këtë merkato verore. Duke iu referuar “Radio Kiss Kiss”, Elseid Hysaj shumë shpejt mund të përfundojë në radhët e Romës.

Kiss Kiss Napoli
Kiss Kiss Napoli

Anësori shqiptar do të vishej verdhekuq nëse Mauricio Sarri do të ulej në stolin e Romës, me trajnerin që e vlerëson shumë Hysajn. Për mbrojtësin kuqezi vlen të theksohet dhe interesimi i nga një klub i madh europian, lëvizje që Napoli do ta mirëpriste. Ançeloti nuk e cilëson lojtarin si të domosdoshëm dhe në ndeshjet e fundit ndaj Interit dhe Spal-it ka qëndruar 90 minuta në stol.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: