Formula 1 në tri sezonet e kësaj ngjarje sportive, do të jetë në ekranin e gjithë shqiptarëve, duke i shtuar kështu një tjetër surprizë të këndshme buqetës sportive që ofron paketa digjitale e RTSH-së, nëpërmjet kanalit të dedikuar, RTSH Sport. Duke filluar që nga gara e ardhshme, e cila do të zhvillohet në Baku të Azerbaxhanit, gara më e famshme në Botë do të pasurojë gamën e transmetimeve sportive në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, pa asnjë pagesë shtesë.
Një Botëror, që ka nisur më spektakolar se vitet e shkuara, me Kampionin e Botes ne fuqi Luis Hamilton, rezervohen surpriza për të pasionuarit e garave të shpejtësisë. A është ky, sezoni që do të thyhet dominimi i Mercedezit? Eshtë gati Ferrari për t’u rikthyer në fron? Po Alonso e MCLaren, mundet të jenë kompetitivë si më parë?…. Të gjitha pyetjet, do të marrin përgjigje fundjavave që do të garohet me adrenalinën e shpejtësisë vetëm në RTSH dhe RTSH Sport, ku nuk do të mungojë trajtimi profesional apo emisionet analitike.

Formula 1, i shtohet MoTO GP për të kompletuar kështu, ekskluzivitetet më prestigjoze që garojnë me shpejtësi maksimale, por pa harruar futbollin dhe sportet e tjera. Në total, kalendari i Formulës 1 për vitin 2018 ka të përfshira 21 gara. Kampionati i ri nisi në Melbourne, më 25 mars, me Çmimin e Madh të Australisë, dhe do të mbyllet me garën e Abu Dhabit, më 25 nëntor. Të gjitha mund të ndiqen jo vetëm në standardet bashkëkohore të transmetimit në aparatet televizivë nga shtëpitë tuaja por edhe nëpërmjet aplikacionit RTSH Tani, që shkarkohet falas. Sporti elitar kushton t’a ndjekësh në çdo stadium, pistë, apo pallat sporti, por për gjithçka mendon Radio Televizioni shqiptar.
Ne ju çojmë atje…!
(BalkanWeb)
