ROMË- Kandidatja e Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y), Virginia Raggi, arriti dje një rezultat historik duke dale ndjeshëm në krye në raundin e parë të zgjedhjeve për bashkinë e Romës, sipas rezultateve të pjesshme të publikuara të hënën.

Ajo do të përballet më 19 qershor me Roberto Giachetti, kandidat i Partisë Demokrate (PD, qendër e majtë) që mbështetet nga kryeministri italian, Matteo Renzi, sipas të dhënave zyrtare mbi numërimin e 60 për qind të votave.

Virginia Raggi, një avokate 37 vjeçe, ka arritur të marrë një mbështetje të lartë në kryeqytetin italian, kur romakët, të zhgënjyer nga shumë vite ngathtësi dhe neglizhencë, i dhanë asaj rreth 36 për qind të votave, sipas këtyre rezultateve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: