Ralf Ragnick, tekniku gjerman i përfaqësueses austriake, nuk i kurseu komplimentat për “gjelat”, për sfidën e zhvilluar të hënën në mbrëmje, kur Franca fitoi minimalisht 1-0 ndaj skuadrës së tij.

Në përfundim të sfidës ai theksoi: Franca krijoi më shumë raste dhe e arriti atë që kërkoi. Ne qëndruam brenda sfidës deri në fund. Tani duhet të shohim përpara dhe të përpiqemi të fitojmë ndaj Polonisë, të premten, theksoi tekniku i austriakëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: