2 gola nga Marko Arnautoviç si dhe fitorja 5-1 ndaj Norvegjisë, nuk kishte si të shkonte më mirë mbrëmja e së djelës, për teknikun e Austrisë, Ralf Ragnick. Ai nuk ngurroi të përgëzonte as kapitenin e skuadrës, sulmuesin e Interit Arsnautoviç për golat dhe performancën e zhvilluar ndaj Norvegjisë:

“Marko nuk vinte në formë të mirë. Por falë zotit, zgjodha që gjithsesi ta hidhja në formacion, e më pas çdo gjë na shkoi më së miri. Dua të përgëzoj atë por edhe të gjithë djemtë, të cilët ishin të motivuar dhe dhanë gjithçka në fushë, përballë një kundërshtari tepër të vështirë si Norvegjia”, theksoi gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb