Matthijs de Ligt dhe PSG janë gjithnjë e më pranë arritjes së marrëveshjes. Pavarësisht mohimit të Mino Raiolas, agjentit të tij, shtypi francez është i sigurt në këtë pikë. Raiola është takuar shpesh këto ditë me Antero Henrique, drejtori sportiv i PSG, dhe me Maxwell, krahu i djathtë i Henrique, dikur lojtar që menaxhohej pikërisht nga Raiola.

De Ligt
De Ligt

Çështja e diskutimit ndërmjet palëve ka qenë pikërisht De Ligt, një lëvizje që ka marrë dhe bekimin e Leonardos i cili do të rikthehet te PSG në rol drejtuesi. Kapiteni i Ajax do të ketë në Paris atë që kërkon, një rol si protagonist, një titullar në skemat e Tuchel.

Transfer News Rumours Live De Ligt To Join Psg Plus Arsenal Chelsea Man Utd Liverpool Tottenham Gossip
Transfer News Rumours Live De Ligt To Join Psg Plus Arsenal Chelsea Man Utd Liverpool Tottenham Gossip

Klubi holandez do të përfitoj nga shitja e De Ligt 70-80 milion euro ndërsa vetë lojtari do të firmos një kontratë 5-vjeçare. Ky lajm ka gjetur konfirmimin edhe nga mediat holandeze ku sipas “De Telegraaf”, e fejuara dhe nëna e De Ligt kanë filluar duke kërkuar një shtëpi të re në Paris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: