Mino Raiola është në Paris për t’u takuar me krerët e Paris Sën Zhërmenit. Në këto çaste, prokuratori i famshëm është në kryeqytetin francez për të biseduar me PSG për mundësinë e transferimit në Ligue 1 të mbrojtësit Matijs De Ligt.


PSG disa javë më parë bëri një propozim mjaft joshës për lojtarin me një pagë neto prej 7 milionë eurosh në sezon, një ofertë e cila do të diskutohet me Leonardon, që është kthyer në kryeqytetin francez pas aventurës me Milanin.


Do të bisedohet edhe në lidhje me Marko Verratin. E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares italiane nuk është në diskutim: ai do të qëndrojë në Paris dhe shumë shpejt do të firmosë një tjetër kontratë të re milionere.


(Balkanweb)

Etiketa: