Takimet në samitin e Procesit Brdo-Brijuni mbahen prej vitesh me iniciativën e Kroacisë dhe Sllovenisë si anëtarë të Bashkimit Evropian, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore dhe përshpejtimit të procesit të integrimit evropian. nga vendet e mbetura në rajon, disa prej të cilave tashmë po negociojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian ose kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
Procesi Brdo-Brijuni që do të mbahet këtë vit në qytetin Tivat të Malit të Zi.
Procesi Brdo-Brijuni përfshin Slloveninë dhe Kroacinë (vendet anëtare të BE-së) dhe kandidatët e mundshëm për anëtarësim në BE nga Rajoni i Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi,, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia.
Në vitin 2014, Me inicimin e Procesi i Berlinit nga Kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, u përfshinë të gjitha vendet e Procesit Brdo-Brijuni, si njëra nga nismat rajonale që në një mënyrë u futën nën ombrellën e Procesit të Berlinit.
Bashkimi Evropian ka zhvilluar një politikë për të mbështetur integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në. Më 1 korrik 2013, Kroacia u bë e para nga shtatë vendet që u bashkua, dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë statusin e vendit kandidat. Negociatat dhe kapitujt e anëtarësimit janë hapur me Malin e Zi dhe Serbinë, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u hapën në korrik 2022 dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën në mars 2024, dhe Kosova paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në BE në dhjetor 2022.
Shtetet pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brijuni në procesin e negocimit përmes hapjes së kapitujve si kritere për integrim që kanë për bazë ptomovimin e paqes, stabilitetit, zhvillimit ekonomik, kanë negociuar qështje të hapura në mes vete. Si parakusht për anëtarësim të Kroacisë ishte përmbyllja e temave të ujërave territorial me Slloveninë, që njëra palë e quante qështje tekniko-jurdike, ndërsa pala tjetër qështje politike. Kjo temë është mbyllur. Zgjidhja e pretendimeve për Gadishulkin Prevllaka në mes Malit të Zi dhe Kroacisë mbeti disi peuzull. Pas konfliktit gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, nga viti 1996 deri në vitin 2002, në Prevlakë kishte misione paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.
Në të njëjtin vit, u krijua Protokolli për Regjimin e Përkohshëm Kufitar me të cilin kjo zonë u demilitarizua dhe u krijua një patrullë e përzier policore në një anije policie.
Në anën tjetër për një kohë të gjatë kemi patur mosmarrëveshje në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut rreth emrit të kësaj të fundit. mes Greqisë dhe Republikës së atëhershme të Maqedonisë, nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, duke zgjidhur një mosmarrëveshje të kahershme mes dy vendeve. Përveç zgjidhjes së dallimeve në emrin e shtetit, marrëveshja mbulon edhe fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për të krijuar një partneritet strategjik.
Sot ende vazhdon
mosmarrëveshja në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut rreth gjuhës maqedone dhe minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut. Me ardhjen në pushtet të VMRO DMNE në bashkëqevereje me koalicionin shqiptarë VLEN, duket se situata është tensionuar në mes këtyre dy vendeve. Një nga mosmarrëveshjet serioze të Rajonit është kinflikti protraktiv, Kosovë-Serbi që zhvillohet rreth qështjeve fundamentale. Në njërën anë Serbia e mohon egzistencën e shtetësisë së Kosovë duke e konsideruar si territo në kuadër të sovranitetit të saj, ndërsa në anën tjetër Kosova dështon të akomodoj komunitetin serb, bazuar në Kushtetuten e saj dhe përgjegjësitë e marrura në marrëveshjet si derivat i negociatave me Serbinë nën lehtësimin e BE-së.
Në tërë këtë mish-mash marrëdhëniesh në mes shteteve në Rajon, Procesi Brdo-Briuni sot del me tensione “të buta” të nxitura nga presiedenti i Serbisë Vuçiç, edhe ashtu jo i pranishëm.
Deklarata e përbashët e Samitit Brdo Brijuni në mes tjerash përçon mesazhin se BE është jo e plotë pa Rajonin e Ballkanit Perëndimorë dhe se ky rajon nuk është periferi e Evropës. Poashtu aty u tha se integrimi i Ballkanit Perëndimorë është i rëndësisë strategjike.
Duke pasur parasyshë të lartëpërmendurat është e vështirë të perceprohet se procesi i integrimit të vendeve të këtij rajoni mund dhe duhet të realizohet me stilin regata, pra sipas mbylljes së kapitujve.
Disa vite më parë në këtë nismë rajonale Presidentja von der Leyen patë theksuar:”Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se Komisioni do të vazhdojë të bëjë maksimumin për të çuar përpara procesin e zgjerimit dhe integrimin e rajonit në BE. “Qëllimi ynë është zgjerimi”, pat deklaruar Presiedetja e Komisionit.
Presidenti i Malit të Zi, vendi i të cilit tashmë ka hapur të gjithë kapitujt e negocimit dhe i mbetem vetëm disa për të përmbyllur sot deklatoj se vendi i tij mund të aderoj në BE në vitin 2028.
Në tetor të vitit 2021 në Brdo të Kranjit në Slloveni në Samitin në mes BE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimorë, Kryeministrini atëhershëm Janez Jansha në mes tjerash kishte deklaruar se Ballkani Perëndomorë si tërësi duhet të integrohet në BE në vitin 2030!
(BalkanWeb)