Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Keir Starmer të “tregojë lidershipin” dhe ta ndihmojë Ukrainën “me aftësitë për rreze të gjatë.”Në fjalimin e tij para kabinetit, Zelensky tha se nëse hiqet kufizimi për armët perëndimore, kjo do ta ndihmonte Kievin të forconte mbrojtjen e tij dhe të siguronte pozicionet e tij të vijës së parë.

Presidenti ukrainas  tha se “është e mundur të shkatërrohen” zonat në Rusi ku po përqendrohen armët. Sa i përket raketave me rreze të gjatë, Zelensky shtoi se Ukrainës i mungon ende përgjigja kryesore për këtë pyetje.

“Lidhur me këtë çështje, unë kërkoj të tregoni lidershipin tuaj,” i tha Zelensky homologut britanik.

Zelensky u shpreh po ashtu se aftësia për të përdorur armët perëndimore, për të goditur territorin rus është e rëndësishme për përpjekjet e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër Moskës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: